E martë, 7 Maj, 2024

Do vijojnë temperaturat e ulëta, mësoni parashikimin e motit për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të  mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe prej mesditë prezencë të vranësirave deri të dendura.

Era do të fryjë nga verilindja –juglindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore të variojnë nga -10 deri në 3°C, në zonat e ulëta nga -8 deri në 12°C dhe në zona bregdetare nga -1 deri në 12°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit