E premte, 17 Maj, 2024

VIDEO- Pikante, tifozi acaron trajnerin e PSG, Galtier në versionin ultras

PSG fitoi 0-3 në Stade Vélodrome (Marseille) ndaj Marseille, duke marrë kështu një triumf të rëndësishëm për kampionatin.

Gjithsesi, jo gjithçka shkoi mirë për parisienët. Situata në impiantin gjigand francez shpeshherë ishte e tensionuar, shkaku i numrit të madh të tifozëve të pranishëm në stadium.

Në një moment, kamerat kanë fokusuar trajnerin e PSG, Galtier që duket tejet i acaruar me një tifoz. Gjithsesi, për fat të mirë, distanca mes tyre shmangu përleshjen fizike.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit