Ditën e sotme në prangat e policisë ka rënë shtetasi Fehmi Duriçi 44-vjeç.
Ky shtetas në kundërshtim me urdhrin e gjykatës ka ushtruar dhunë të përseritur fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas së tij.
Ndaj të arrestuarit rëndojne akuzat “Dhunë ne familje”dhe “Veprime qe bien ne kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Kryeu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë për Dhunë në familje).
Ky shtetas ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al
