E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Do të ketë reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të premte

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteororlogjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen që në zonat malore do të variojnë nga 2 deri në 11°C, në zonat e ulëta nga 2 deri në 17°C dhe në zona bregdetare nga 6 deri në 17°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit