E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Gjykata e Apelit rikthen për rigjykim në shkallë të parë vendimin për vulën e PD

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë vendimin për legjitimitetin e lidershipit të Partisë Demokratike.

Sipas Apelit vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri të marrë në vitin 2022 është rrëzuar dhe tashmë çështja e vulës dhe logos së PD do të rigjykohet sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Në këtë mënyrë Apeli ka pranuar kërkesën që bënë përfaqësuesit e grupit të Alibeajt për t’i pranuar ata si palë dhe çështja e legjitimitetit të lidershipit të PD do të rivendoset nga gjykata e faktit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit