Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që iu dha të drejtë për të pasur legjitimitetin e lidershipit të PD.
Në një deklaratë për mediat, Sefa u shpreh se çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe do të ketë një tjetër trup gjykuesish. Ai shtoi gjithashtu se brenda këtyre ditëve do të regjistrohen në KQZ.
“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë, kërkesë e jona. Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e shkallës së parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues.
Do regjistrohemi në komisionin qendror të zgjedhjeve brenda këtyre ditëve. Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë të njëjtin vendim si Zhukri. PD ka organe legjitime të saj”, tha Sefa./btvnews.al
