Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës në gjykatë ka folur pas vendimit të Apelit. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD tha se dita e somte është ditë e zezë për drejtësinë për politikën shqiptare.
Sipas tij me anë të këtij vendimi kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet.
“Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë. Vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, ka thyer çdo rregull, që deri më sot ka vendosur legjislatori dhe jurisprudencë.
Sot gjykata zhbëri 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen e anëtarëve me votë që demonstruan se kush është vullneti i demokratëve, vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. U vra pluralizmi. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat nga organet kolegjiale të PD-së. Ato nuk përfaqësojnë PD por një logo që e ka zgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së dhe populli opozitar ishte sot në shesh. Vendimet e PD-së do t’i marrin organet e saj. Ka rënë nën thundrën e Edi Ramës”, tha Bylykbashi./btvnews.al
