Luizi është një ndër banorët më të pëlqyer, por ditët e fundit ai nuk ka qenë shumë aktiv kjo për shkak se ka debatuar dhe me Kiarën.
Në një bisedë me Tanin, ai është shprehur se mund të përjashtohet të shtunën. Sipas tij, debati që ka patur me Evën mund të keqinterpretohet dhe të merret si presion psikologjik ndaj saj.
Nuk dihet ende se pse ai ka këto mendime, por në shtëpi nuk ka shkuar një zarf i zi që mund të ketë ndëshkime për ata që kanë shkelur rregullat.
Kujtojmë se Vëllai i Madh i dha banorëve një ultimatum për sjelljen e përdorur në shtëpi. Ultimatumi u vu në zbatim, ku dy banore u skualifikuan nga gara për ushtrim të dhunës verbale./btvnews.al
