E enjte, 2 Maj, 2024

U fut me makinë në shkollë dhe rrezikoi jetën e nxënësve, arrestohet 21-vjeçari në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe ka rrezikuar jetën e disa të rinjve.

Sipas policisë, Ervis Xheleka banues në Bulqizë është futur në oborrin e shkollës me makinë dhe ka shqetësuar nxënësit.

Ai është larguar me mjet, por pas ndjekës nga policia është kapur dhe ka rezultuar se nuk kishte as patentë. Po ashtu ai rezulton se nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe pak ditë më parë.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Xh., 21 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Ky shtetas me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit për verifikim ka rezultuar se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu ky shtetas me datë 01.03.2023, në Klos, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit