E enjte, 2 Maj, 2024

Olta shpërthen në lot: Nuk mundem, është shumë e dhunshme këtu

Mirëpo, aktorja deklaroi herë pas here se dëshiron të largohet nga shtëpia pasi nuk mundet më të vazhdojë rrugëtimin. Madje, ajo shtoi se situata brenda shtëpisë është bërë e dhunshme.

Biseda mes tyre:

Armaldo: Po ça ke që je mërzitur? Ti je vajzë e fortë, je grua e fortë. Shiko, çdo gjë e ka një sakrificë.

Olta: Nuk mundem më.

Armaldo: Të të them diçka?

Ota: Dua të iki.

Armaldo: Ti mendon se jetën e kam bërë për ta pasur siç e kam tani në këtë moment? E kupton sesa të vështirë e kam pasur, e kam krijuar vetë, ndërtuar vetë. Kurse ti e ke pasur diçka të ndërtuar.

Olta: Është shumë e dhunshme këtu, nuk mundem më!

Banorët u interesuan mbrëmjen e kaluar se kur do mbarojë aventura e tyre në Big Brother VIP.
Moderatorja vendosi të bënte një shaka duke u thënë se Big Brother do zgjasë edhe 3 muaj. Banorët u trembën e nisën të pyesin derisa Arbana u tha se akoma nuk është marrë vendimi dhe do t’ua thotë të shtunën e javës tjetër.

Nuk ndihet nëse zgjatja për kaq shumë kohë e këtij edicioni ishte arsyeja e gjendjes emocionale të Oltës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit