E enjte, 16 Maj, 2024

Mali i Zi shkon në zgjedhje të parakohshme, Presidenti Gjukanoviç shpërndan Parlamentin

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka shpërndarë Parlamentin. Sipas Kushtetutës, ai tani duhet që deri ditën e nesërme të njoftojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garon edhe Gjukanoviçi.

Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi u nënshkrua në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit