E mërkurë, 8 Maj, 2024

Vjosa Park Kombëtar/ Reagon aktori Leonadro DiCaprio: Historike. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë!

Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar nuk ka munguar as reagimi i aktori të mirënjohur Leonadro DiCaprio.

Përmes postimit në Instragramin e tij, aktori thotë se ky është një vendim historik.

“Historike dita e sotme! Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërive civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, shkruan aktori, i cili ka bërë disa reagime më herët dhe njihet si një nga aktivistët më të zëshëm për mbrojtjen e lumit Vjosë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit