E enjte, 28 Mars, 2024

Qetsori habit Luizin: Kam qenë pjesë e skemës së Oltës me dëshirën time

Strategjitë e lojës janë tema më e diskutuar mes banorëve në Big Brother, kjo e ndikuar dhe nga nominimi i javës së fundit ku rrezikojnë Luizi, Armaldo dhe Kristi.

Këtë të premte, Luizi, Armlado dhe Qetsori kanë diskutuar për Oltën dhe lojën që ajo ka bërë në shtëpinë e BBV.

Qetsori është shprehur se Olta donte ta ‘digjte’ nga loja duke u futur bashkë me të në tualet, njëjtë si ‘kurthi’ që Luizi i bëri Kristit dhe Armaldos dhe se që nga ky moment ai dyshon te ajo.

Ai shtoi se nuk i ka lënë asnjë përshtypje që e kuptoi këtë gjë. Konkurrenti i ri tha që nuk e ka ndihmuar atë në lojë, thjesht i ka lënë më shumë  kohë që ajo të gabojë akoma më rëndë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit