E enjte, 2 Maj, 2024

Temperaturat minimale shkojnë deri në -1°C, si parashikohet moti për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut  me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -1 deri në 13°C, në zonat e ulëta nga 2 deri në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 4 deri në 19°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit