E hënë, 29 Prill, 2024

Zbardhet takimi në Presidencë, Rama i propozoi Begajt emrin e kreut të ri të SHISH

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreut të shtetit emrin e Vlora Hysenit për ta dekretuar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky ka qenë qëllimi i takimit mëngjesin e sotëm mes Ramës dhe Begajt në Presidencë.

Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar këtë gjë vetë, në një postim në mediat sociale, ku shkruan se Hyseni ka një eksperiencë të spikatur.

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, njoftoi Rama.

Aktualisht SHISH drejtohet nga nëndrejtori Oljan Kanushi pas dorëheqjes së Helidon Bendos./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit