E premte, 19 Prill, 2024

Vota e emigrantëve/ Berisha: Do të nisim një betejë të fuqishme për…

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi virtual me qytetarët e Londrës, ku theksoi nevojën për t’u bashkuar dhe për të përmbysur qeverinë e Edi Ramës.

Ai kërkoi nga demokratët që gjatë këtyre dy muajve që kanë ngelur nga zgjedhjet lokale të bëjnë gjithçka kanë në dorë për fitoren e kandidatëve të opozitës.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të përmbysur monizmin e Edi Ramës. Gjatë këtyre dy muajve të bëni çdo gjë që të keni në dorë që të ndihmoni në fitoren e kandidatëve tanë. Për herë të parë, në 32 vite kandidatët tanë të gjithë janë kandidatë nga vota e lirë. Janë zgjedhur nga antarësia dhe mbështetësit e PD-së.

Kësaj radhe Edi Rama bllokoi ndryshimet ligjore në kundërshtim dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sanksionon të drejtën tuaj kushtetuese për të votuar për kandidatët që doni. Një betejë e fuqishme do të fillojë për sanksionimin në ligje të kësaj kërkese. Kombi pa ju nuk është i drejtë, është i mangut. Të bashkojmë forcat për arritjen e një fitorejë të madhe në 14 maj. Faleminderit dhe urimet më të përzemërta”, u shpreh Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit