E martë, 7 Maj, 2024

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, vdes polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet një policie teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është pëplasur me një mjet tjetër dhe ka humbur jetën.

“Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sqaron policia./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit