E premte, 17 Maj, 2024

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, palët pajtohen për normalizimin e situatës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Borrell foli pasi ndërmjetësoi një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell për mediat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit