E enjte, 25 Prill, 2024

“El clasico”, derbi që do të dhurojë spektakël mbrëmjen e sotme

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare për botën e futbollit.

Në Spanjë do të luhet derbi “El Clasico”, më i bukuri në botë. Ku dy skuadrat janë një rivalitet dhjetëra vjeçar.

Përveç se garës për titullin kampion, Real Madrid i ka hedhur benzinë zjarrit duke kërkuar ndëshkimin e Barcelonës për shkak të skandalit të shpërthyer në Katalonjë.

Por nga ana tjetër, kjo sfidë vlen edhe për teknikun Xavi, pasi do të përpiqet të bëhet trajneri i 28 i klubit që fiton “El Clasicon”.

Real Madrid kërkon të mbajë gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit, nëse fiton sot mund të hapë garën për kreun./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit