E shtunë, 4 Maj, 2024

Po punonin tokën, shpërthen granata dhe plagosen 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas. Policia sqaron se tre persona janë plagosur teksa kanë qenë duke punuar tokës.

Gjatë punës ata janë hasur me një granatë dore, e cila ka shpërthyer dhe janë plagosur nga këmbët. Ata ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

DETAJET NGA NGJARJA

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit