E shtunë, 27 Prill, 2024

Cikalleshi dhe Asani flasin para sfidës me Polonisë: Do të luajmë për fitore

Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht këtë të hënë grumbullimin në kuadër të ndeshjes së parë ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Dy futbollistët kuqezi, Sokol Cikalleshi dhe Jasir Asani dolën mesditën e sotme në një konferencë për media, ku folën për objektivat që kanë për sfidën ndaj polakëve, që do të luhet në Varshavë më 27 mars.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi u shpreh se ndeshja kundër Polonisë është shumë e vështirë, por kuqezinjtë do të tentojnë të marrin pikët maksimale dhe ta nisin mbarë këtë fushatë kualifikuesesh.

Cikalleshi foli edhe për trajnerin e ri të Kombëtares, Silvinjon, sa do ta penalizojnë grupin dëmtimet, ndërsa nënvizoi kuqezinjtë duhet të funksionojnë si grup dhe të kenë harmoni me njëri-tjetrin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit