E enjte, 9 Maj, 2024

Do ketë rritje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parshikohet fillimisht në orët e para të ditës me vranësira e kthjellime. Më pas moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga  5 deri në 16°C, në zonat e ulëta nga 5 deri në 24°C, në zona bregdetare nga 8 deri në 23°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit