E mërkurë, 24 Prill, 2024

Falsifikuan fatura me vlerë dhjetëra milionë €, disa shqiptare mes grupit të mashtruesve në Itali

Policia në Itali ka goditur një grup mashtruesish që kishin fituar miliona Euro duke falsifikuar faturat e TVSH-së. Mediat vednase bëjnë me dije se katër persona janë arrestuar, ndërsa për 6 anëtarë të tjerë të kësaj bande është vendosur masa ‘arrest në shtëpi’.

Bëhet me dije se ata u arrestuan pas operacionit të Guardia di Finanza në zonën e Astit, ndërsa hetimi është që vitin e kaluar. Policia konstatoi mashtrimin e kryer në bashkëpunim nga 17 persona, mes tyre edhe disa shtetas shqiptarë së bashku me italianë.

Raportohet se ndaj tyre rëndojnë akuzat e falsifikimit të faturave me vlerë dhjetëra milionë euro, si edhe pastrimin e të ardhurave nga veprimtari të paligjshme.

Duke përdorur numrat e TVSH-së ata kanë futur të dhëna të pavërteta në sirtarët tatimorë të Agjencisë së të Ardhurave në Itali. Hetimet vijojnë për të dokumentuar edhe më tej aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit