E premte, 26 Prill, 2024

“Me shumë mundësi dal unë”, Kiara i kërkon Luizit të qëndrojë në shtëpi: Duhet ta fitosh për ne të dy

Kiara dhe Olta janë në nominim dhe njëra prej tyre do të dalë të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP. Ajo ka diskutuar me Luizin për këtë temë dhe është shprehur se ka frikë se do jetë e eliminuara, pasi sipas saj Olta është lojtare e fortë.

Ajo shtoi se kjo është një luftë mes tij dhe Oltës dhe se njerëzit duan ta shikojnë vetëm. Ajo i kërkoi atij që ta fitojë këtë Big Brother për të dy.

Këngëtari ka deklaruar se do të jetë dhe ai që do të largohet pas saj, por është bindur nga Kiara që të qëndrojë dhe premtoi se do të merrte hak./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit