E shtunë, 18 Maj, 2024

WhatsApp bën disa ndryshime për grupet, do ketë më shumë siguri dhe…

WhatsApp ka njoftuar disa opsione të reja që do të lehtësojnë gjetjen dhe menaxhimin e grupeve. Nga ndryshimet e fundit administratorët e grupeve mund të miratojnë se kush mundet ose jo të hyjë në bisedë nëpërmjet një ftese në formë linku.

Por administratorët do të kenë më shumë kontroll mbi privatësinë dhe sigurinë e grupit. Aplikacioni rekomandon që administratorët t’ua dërgojnë linkun vetëm personave të besuar.

Opsionet e reja lidhen me WhatsApp Communities, që në fakt është një bisedë në grup e krijuar për të suportuar 5000 pjesëmarrës që i përkasin grupeve të ndryshme si organizata apo shkolla dhe që i  bashkon një temë e përbashkët.

WhatsApp po shton edhe shënjuesin e mesazheve për bisedat në grup në mënyrë që të theksohet një temë e rëndësishme. Mesazhi i shënjuar do të shfaqet në krye të bisedës, i shoqëruar me ikonën përkatëse./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit