E mërkurë, 1 Maj, 2024

Macron nuk tërhiqt nga reforma e pensioneve, vijojnë protestat e dhunshme në Francë

Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin.

Protestuesit vijojnë të rezistojnë pasi janë kundër legjit që rrit moshën e daljes në pension me dy vjet

Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër zyrtarëve të qeverisë. Nga ana tjetër Macron hodhi poshtë thirrjet e protestuesve dhe tha se nuk do të marrë parasysh kërkesat e tyre.

Në shtatë netët e fundit në Paris dhe qytete të tjera protestat u përshkallëzuan me prostesues që ua vunë zjarr kazanëve të mbeturinave dhe u përleshën me policinë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit