E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rama takohet me kreun e Kuvendit në Britani: Shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Gjatë vizitës, Rama është pritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar Lindsay Hoyle.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë tregon detaje nga takimi dhe shkruan  se Hoyle shprehu keqardhjen për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve ndërsa pohoi vlerat që ka dhënë komuniteti shqiptar në Britani.

Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, është ky reagimi i Kryeministrit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit