E shtunë, 27 Korrik, 2024

Bayern shkarkon trajnerin dhe emëron në krye të stolit ish-drejtuesin e pankinës së Chelsea

Bajern Mynih ka zyrtarizuar gjatë pasdites së sotme shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsman. Klubi njoftoi se vendimi ishte marra nga Shefi Ekzekutiv Oliver Kahn dhe anëtari i bordit në konsultim me presidentin e bavarezëve, Herbert Hainer.

Luhatjet e mëdha të performancës kanë vënë në dyshim synimet tona për këtë sezon, por edhe synimet tona për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne kemi vepruar tani. Personalisht dhe në emër të FC Bajern, do të doja të falënderoja Julian dhe ekipin e tij të trajnerëve dhe t’u uroj të gjithëve fat të mirë për të ardhmen”, ishin fjalët e Kahn për shkarkimin.

Klubi konfirmoi edhe lajmet për emërimin e trajnerit Thomas Tuchel në krye të klubit. Sipas informacioneve gjermani do të firmos kontratë me kohëzgjatje deri në 30 qershor të vitit 2025./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit