E shtunë, 18 Maj, 2024

Ngjarje e rëndë, po peshkonte në liqenin e Fierzës me dinamit, vdes 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në Fushë Arrëz. Një 50-vjeçar që po peshkonte në liqenin e Fierzës me dinamit ka humbir jetën.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë, pasi i ka shpërthyer lënda plasëse teksa ka qenë duke e hedhur në liqen.

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje“, është ky sqarimi i policisë për këtë ngjarje të rëndë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit