E mërkurë, 24 Prill, 2024

Baba i tre fëmijëve, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA

Një shqiptar i Kosovës që jetonte dhe punonte në SHBA ka ndërruar jetë tragjikisht pasi është mbytur. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se Adem Qorri jetonte me familje në Florida.

Ai humbi jetën dje teksa po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë. Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.

Kanë qenë rrymat detare që i morën jetë shqiptarit, i cili  ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit