E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kolegji Zgjedhor rrëzon Berishën: PD e drejtuar nga Alibeaj do të regjistrohet në zgjedhje

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi pezullimin e regjistrimit të PD-së me kryetar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesit ligjor të Berishës kërkuan që Partia Demokratike të mos regjistrohej në zgfjedhje me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj, por të regjistrohej me kryetar Sali Berishën.

Por këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e komisionerit Celibashi për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Kolegji Zgjedhor është organi më i lartë vendimmarrës që vendos për këto kërkesa, çka do të thotë se edhe vendimi i tij është përfundimtar dhe grupi i Alibeajt do të jetë ai që do të përfaqësojë PD-në në këto zgjedhje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit