E shtunë, 20 Prill, 2024

Rruga e Arbrit/ Dy automjete përplasen “kokë më kokë”

Aksident në rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize.

Nga aksidenti nuk raportohet për lënduar por vetëm për dëme materiale ku për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Bajpasi i rrugës së Arbrit mbetet segmenti më i vështirë i kësaj rruge. Rruga e Arbrit u hap për qarkullimin e automjeteve në nëntor të vitit 2021, por që në fakt ende nuk ka mbaruar ende. Që nga hapja e qarkullimit në këtë rrugë janë shënuar dhjetëra aksidente. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit