E premte, 26 Prill, 2024

VIDEO – “Nuk kam asgjë me Lorencin”, Keisi i përgjigjet interesit të Luizit për historinë e saj me këngëtarin

Marrëdhënia mes Lorencit dhe Keisit, është bërë qendra e vëmendjes në shtëpinë e Big Brother Albania. Lorenci, Kristi dhe Keisi ditët e fundit janë në qendër të bisedave dhe thashethemeve mes banorëve.

Sot ishte Luizi që u interesua për këtë histori, pasi e pyeti Keisin nëse ka akoma diçka mes saj dhe Lorencit dhe kjo e fundit u përgjigj se jo.

Sipas saj, nëse do e kishte ende të hapur marrëdhënien me Lorencin, nuk do krijonte diçka me Kristin brenda shtëpisë.

Ajo madje i tha Luizit se Lorenci nuk e ka bërë deklaratën për vëmendje, por thjesht për të mos u dukur në sy të publikut, sikur ai po jepte informacione nga jashtë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit