E premte, 26 Prill, 2024

Mungesa e tregut detyron fermerët të presin pemët frutore

12 vite më parë, Hamzi Rama nga fshati Melan i Dibrës vendosi që një pjesë të tokës së tij bujqësore ta kultivonte me pemë frutore.

Për shkak të klimës së favorshme në Dibër, Hamziu vendosi të kultivonte mollë me shpresën se ato do të ishin një burim ekonomik të ardhurash për familjen e tij. Por në vitet e fundit, Hamzi Rama shprehet se prodhimi nuk ka gjetur treg shitjeje dhe se çmimi nuk ka mbuluar as koston e prodhimit.

I gjendur në kushte të tilla, ai e kishte lënë me qera këtë masiv mollësh, por edhe qeramarrësi ka hequr dorë. Duke qenë se vetë e ka të pamundur të merret me to, Hamzi Rama ka vendosur që t’i presë të gjitha pemët e mollës, ndaj dhe ka nisur punën me motosharrë për t’i prerë.

Fermeri Hamzi Rama thotë se sipërfaqen që ishte me mollë do ta mbjellë kultura të tjera bujqësore nga të cilat nuk pret përfitim ekonomik.Dibra është një nga zonat më prodhuese të frutit të mollës, qindra hektarë tokë janë kultivuar me mollë të varieteteve të ndryshme, por çdo vit fermerët e kësaj zone përballen me mungesë të tregut të shitjes së prodhimit

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit