E hënë, 20 Maj, 2024

Publikuan në rrjetet sociale listëpagesat e mbi 650 mijë shqiptarëve, dënohen me sherbim prove 4 zyrtarë

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për katër ish-zyrtarët që akuzohen për publikimin e pagave dhe të dhenave sensitive të qyetarëve shqiptarë.

Gjykata i gjeti fajtor për shpërndarjen e të dhënave të qytetarëve 4 ish-zyrtarët e arrestuar vitin e shkuar, duke i dënuar të gjithë me shërbim prove.

Konkretisht gjykata dënoi Eni Qirjakon, Klodian Sotën, Endri Ikonomin me 32 muaj shërbim prove.

Ndërkohë shtetasi Andi Agaraj është dënuar me 4 vite shërbim prove.

Të dhënat e publikuara në rrjetet sociale përfshinin listëpagesat e mbi 650 mijë shqiptarëve, numrat e celularit të 900 mijë personave dhe targat e mbi 530 mijë qytetarëve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit