E premte, 17 Maj, 2024

VIDEO – Mediat greke publikojnë pamjet e rënda, momenti kur qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi. Të pranishmit largohen të tmerruar

Vrasja e shqiptarit Pëllumb Islami vijon të mbetet në qendër të mediave greke. Këtë të mërkurë, Mega ka publikuar pamjet nga momenti i vrasjes aksidentale të Pëllumb Islamit në Nea Joni në Athinë.

Islami u ndodh rastësisht nën breshërionë e plumbave, pasi nuk kishte lidhje me asnjë prej të arrstuarve por po shihte një ndeshje futbolli me disa miq.

Pamjet e publikuara, tregojnë sesi 39-vjeçari ndodhej në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, kur grupi i shqiptarëve hapi zjarr. Video tregon se të gjithë janë panikosur  dhe janë përpjekur të largoheshin nga vendngjarja.

Policia ka kryer hetime intensive dhe ka arrestuar dy persona, një më 20 mars dhe një tjetër pak ditë më parë./btvnews.al

VIDEON MUND TA SHIHNI DUKE KLIKUAR KËTU

Artikuj te ngjashem

Me te fundit