E enjte, 25 Prill, 2024

Sali Berisha: “Në 8 vite përzutë 30% të shqiptarëve”

Sali Berisha u shpreh sot se për shkak të politikave të kësaj qeverie, 30% e qytetarëve kanë braktisur vendin në tetë vite.

Duke folur në Kuvend, Berisha tha se shtresa e mesme është jetike për shoqërinë për shkak të shërbimeve që i ofron qytetarëve.

“Sot ju kaloni në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira, një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkueshme për shpopullim në konventën e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si akt gjenocidi. Në 8 vite keni përzënë 30% të shqiptarëve. Tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme, po e shkatërroni këtë shtresë, ekzistenca e së cilës është jetike jo vetëm për sistemin, por edhe për shërbimet që i ofrohen shoqërisë shqiptare”, tha Berisha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit