E enjte, 18 Prill, 2024

Denoncimi për dhunë nga forcat e rendit, reagon Policia e Dibrës

Policia e Dibrës ka reaguar lidhur me denoncimin e bérë nga një zonjë e cila ka deklaruar se është dhunuar nga forca e rendit.

Violeta Rica në një intervistë në Syri Tv ka treguar momentin që kanë shkuar për t’i prishur murin rrethues të pronës private. Në rrëfimin e saj, Violeta thekson se Policia e Matit ka ushtruar dhunë makabre ndaj saj brenda furgonit të policisë deri sa ajo ka mbetur pa ndenja.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media dhe rrjete sociale, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Mat, ju informojmë se ;

Pretendimet e shtetases V.R., janë të pavërteta, pasi nuk është dhunuar nga asnjë efektiv Policie. Theksojmë se Policia e Matit, ka qenë në mbështetje të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Mat. Shtetasja V.R ka tentuar disa herë të pengojë punonjësit e IMT, të bashkisë Mat për të mos prishur murin, por në asnjë moment punonjësit e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje, por i kanë dhënë ndihmë duke e çuar në Spital kur ka pretenduar se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Po në lidhje me këtë rast, në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë i kanë marrë deklarim shtetasit L.R., vëllait të shtetases V.R., i cili nuk ka shprehur asnjë pretendim ndaj veprimeve të Policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin dhe transparencën me median dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin e medias që për çdo rast ku atakohet puna e Policisë, të kërkojnë sqarime në strukturën përgjegjëse për Komunikimin me Median e Publikun në DVP Dibër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit