E enjte, 2 Maj, 2024

Do të ketë kthjellime dhe vranësira, mësoni si parashikohet moti për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore nga 4 deri në 17 °C, në zonat e ulëta nga 5 deri në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 10 deri në 22°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit