E shtunë, 4 Maj, 2024

EMRI/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 40-vjeçari në Kukës

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është kapur në Kukës.

Edmond Vlashi rezulton i dënuar me burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në vitin 2022 ka kultivuar drogë në fshatin Dardhas.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, kapet dhe vihet në pranga, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Lezhë, 40-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. V., 40 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Dardhas.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit