Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, i akuzuar se ka paguar një pornostare për të heshtur për marrëdhënien e tyre intime është paraqitur në gjykatën e Manhatanit.
BBC News raporton se Trumpin e ka shoqëruar një autokolonë prej rreth 10 makinash, duke përfshirë një eskortë policie.
Juan Manuel Merchan do të jetë gjyqtari i cili, për herë të parë në histori do të kryesojë një çështje me një ish-president të SHBA-së si të pandehur.
Trump pritet të njihjet me akuzat që kanë të bëjnë me mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë dollarësh të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës seksuale që Trump dyshohet se ka pasur me të në 2006-n.
Ish-presidenti, i cili pranoi të paraqitet vetë dhe pa pranga para prokurorit, pas një marrëveshje mes avokatëve të tij dhe prokurorëve./btvnews.al
