E shtunë, 1 Nëntor, 2025

“Amari, 100 mijë euroshi im”, Olta Gixhari ndan fotot e ëmbla me të birin dhe ‘nominon’ Dorin

Aktorja Olta Gixhari ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas daljes nga Big Brother Vip.

Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë disa foto me djalin e saj Amar, teksa krahas saj shkruan se dashuria e vogëlushit të saj dhe ajo se çfarë ka marrë nga fansat i ka mbushur shpirtin plot dhe e ka bërë të besojë se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës.

Olta shkruan me ironi se sot do të nominojë bashkëshortin e saj Dorin, pasi nuk i ka bërë mirë fotot, teksa për Amarin shkruan se ai është 100 mijë euroshi i saj, duke kopjuar batutën që u bë hit vitin e shkuar.

“Gjithë bota ime në një foto ♥? Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja! #100MijëEuroshiIm ???? #Sot NominojDorinSeNukIKaBërëMirëFotot“, shkruan aktorja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit