E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Do të ketë reshje shiu, mësoni si parashikohet moti për këtë të martë

Për ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet e tjera.
Në qarqet Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 800m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 10 deri 14°C, në vendet e ulëta nga 8 deri në 13°C, në vendet malore nga 2 deri në 7 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa e fortë në bregdet dhe në terrenet e larta malore./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit