E diel, 14 Shtator, 2025

VIDEO – Ulja e temperaturave frikëson fermerët që kanë pemë frutore

Moti ka marrë një kthesë të madhe në ditët e fundit duke risjellë ulje të ndjeshme të temperaturave ku pritet që në orët e mberëmjes të zbresin nën zero gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, ulja e temperaturave në vlera negative pritet të jetë deri në 700 metra mbi nivelin e detit ku nuk përjashtohet mundësia edhe e reshjeve të dëborës.

Por për fermerët ky është një lajm i keq pasi do të ndikojë direkt në sektorin e pemtarisë. Ata shprehen të frikësuar se ulja e temperaturave dhe lagështia e këtyre ditëve do të dëmtojë pemët frutore të cilat kanë çelë lule apo janë gati në çelje.

Halil Hoxha thotë se këto temperatura do të kenë ndikim të madh edhe në luginën e Matit e cila për shkak të lumit mban lagështirë. Temperaturat në vlera të ulta pritet të zgjasin deri në fundjavë, ndërsa javën e ardhshme pritet rritje e tyre në vlera që do të jenë të barabarta me periudhën në të cilën ndodhemi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit