E hënë, 20 Maj, 2024

Bulqizë/ Aksidentohet furgoni me nxënësit e shkollës profesionale, lëndohen 5 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një furgon me nxënës nga shkolla profesionale e minierës së këtij qyteti, është aksidentuar.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar disa nxënës, mes të cilëve 5 janë transportuar për në spital.

Nxënësit e shkollës profesionale kanë qenë duke shkuar në minierën e Bulqizës për praktikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit