E enjte, 16 Maj, 2024

Zgjedhjet lokale/ KQZ ndan fondet për partitë, gjysmën e “tortës” e merr PS, pjesa tjetër ndahet mes nëntë partive

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka njoftuar ndarjen e fondit për dhjetë parti politike, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 345.600.000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë.

Ja si përcaktohet ndarja e fondeve për secilën parti politike:

Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion
katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e
tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) lekë.

Partia Social Demokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit