E premte, 17 Maj, 2024

Kushtetuesja mbështet Macron për pensionet, vijonë protestat e dhunshme në Francë

Protestuesit në Francë po vijojnë tubimet kundër reformës së pensioneve. Por sot kanë marrë një goditje të rëndë pasi Gjykata Kushteteuese ka marrë një vendim pro reformës së pensioneve të Presidentit Macron.

Franca prej javësh tashmë është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensionit me 2 vjet.

Sipas sondazheve më të fundit në vend, Macron ka humbur ndjeshëm mbështetje pas kalimit të reformës në ligj, pa votën në parlament, ndërsa opozita franceze është rritur fuqishëm javët e fundit, me kundërshtinë që i bëjnë kësaj reforme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit