E mërkurë, 8 Maj, 2024

Kishte probleme, SpaceX shtyn lëshimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë

Kompania e Elon Musk, SpaceX ka shtyrë lëshimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.

Mësohet se raktea Starship ishte planifikuar të lëshohej sot pasdite, por SpaceX njoftoi në minutën e fundit anulimin.

Elon Musk përmes një postimi në Twitter, tha se shkak për anulimin u bë një “valvul presioni e ngrirë” dhe për këtë arsye lëshimi i raketës do të planifikohet përsëri pas ditësh.

Kjo ka zemëruar mijëra njerëz që ishin mbledhur në plazhet përgjatë Gjirit të Meksikës me shpresën për të parë spektaklin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit