E hënë, 20 Maj, 2024

Vendimi i Ministrisë së Brendshme: Kujt i ka skaduar karta e identitetit do të lejohet të votojë më 14 maj

Në zgjedhjet e 14 majit do të votojnë të gjithë votuesit, ndonëse u ka skaduar karta e identitetit.

Vendimi u bë publik sot nga vetë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ndër të tjera sqaroj që vendimi u morë për t’ju dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë.

Çuçi mes të tjerash paralajmëroi ulje të çmimeve të pasaportave dhe të kartës së identitetit.

Pasi prodhimi i këtyre mjeteve të identifikimit nuk është më në dorë të një kompanie private, Çuçi tha se me “IdentiTek” do mund të ketë fleksibilitete dhe shteti do mund të ndërhyjë më tepër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kompania publike ndihmon gjithashtu për të lehtësuar barrierat e dikurshme për të bërë ndryshime eficente për qytetarët.

“Nuk është e lidhur fare me çmimin, është marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në korrik të këtij viti. Do përfundojmë kontratën dhe do e marrim në dorëzim gjithë kompaninë e kartave. Pastaj çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Jemi më fleksibël për t’i ndryshuar çmimet. Jemi fleksibël por s’lidhet me ndryshimin e ligjit.”, -tha Çuçi. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit