E premte, 3 Maj, 2024

Alibeaj në Fushë-Krujë: Të majtët kanë dashur ta asgjësojnë këtë parti, Edi Rama është armiku më i madh i shqiptarëve

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Fushë-Krujë.

Alibeaj tha se PD ka qenë nga agresion të përhershëm nga pushteti dhe sipas tij, të majtët kanë dashur ta asgjesojnë këtë forcë politike.

Para demokratëve ai deklaroi se armiku më i madh i shqiptarëve është Edi Rama dhe modeli i tij në bashkitë e vendit.

“Jemi në një situatë, nga njëra anë e pranoj, jo situate më e mirë e mundshme për PD-në. Por me zërin plot mund të them që “PO” PD do të jetë, ashtu si 33 vite më parë, partia e qëndrestarëve dhe njerëzve të lirë. PD realisht është ndodhur nën agression nga pushteti. Gjithmonë pushteti, të majtët, e kanë trysnuar, shantazhuar, me qëllim për ta asgjësuar PD-në. Pjella e komunimit këtë ka pasur si qëllim të saj. Ky ka qenë agresioni më i madh që PD ka ndierë. Sot kemi mundësinë për ta parë dhe kuroajon për ta thënë”, u shpreh ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit